10.5 C
Tirana

Kuvendi i Kosovës miraton Projektbuxhetin 2026

Më datë:

Me 59 vota pro,22 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektbuxhetin për vitin 2026.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk e kanë përkrahur projektbuxhetin, pasi sipas tyre, ai nuk i përmban premtimet që kryeministri Albin Kurti i ka dhënë në ekspozenë e tij me rastin e rizgjedhjes.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u shpreh kundër projektbuxhetit për vitin 2026, me arsyetimin se buxheti siç është paraqitur ka shumë defekte.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar që 21 amendamentet e saj, që nuk e morën përkrahjen e shumicës parlamentare në Komisionin për buxhet, të hidhen në votim edhe në seancë.

“Amendamentet tona adresojnë probleme reale, të qytetarëve, kanë të bëjnë me arsimin, kanë të bëjnë me shëndetësinë, kanë të bëjnë me investimet kapitale, kanë të bëjnë me rrjetin e digjitalizimit dhe të energjisë andaj ju bëjmë thirrje që t’i vendosni në votim”, është shprehur shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku,

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se do të presin nga shumica në Kuvend nëse do t’i votojnë amandamentet e AAK-së e më pas do të vendosin për mbështetjen për buxhetin 2026.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se 14 prej amendamenteve janë të AAK-së dhe se do të ishte e palogjikshme të mos futeshin.

“Ne do të presim cili do jetë reagimi i qeverisë, ju shumicës, nëse edhe kësaj here nuk do të kalojë në seancë asnjë amandament i AAK-së, krejt ushtrimi edhe leximit të parë edhe procesit të shkurtimit të afatit për diskutimin e amandemtneve ka qenë mashtrim optik. Do lexojmë amandamentet tona dhe do shohim a do marrim mbështetje”.

Ndryshe, gjatë shqyrtimit të tij në seancën e mbajtur të premten kryeministri Albin Kurti ka thënë se pasi të dërgojnë në Kuvend programin qeverisës, para deputetëve do ta paraqesin edhe rishikimin e buxhetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...

Shirat dëmtojnë aksin kombëtar Librazhd-Pogradec, thellohen çarjet tek Arrat e Gurrës

Rrëshqitjet në rrugën kombëtare Librazhd-Pogradec janë rikthyer sërish, pas...

Koçiu: Asnjë përgjegjësi për tubimin, fëmijët të mos përfshihen në dhunë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një...

Ekstradimi nga Belgjika dhe spitali i burgjeve: Vëllai i Suel Çelës kërkon lirimin

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës u ekstradua pak...