13.5 C
Tirana

Kuvend, miratohet kërkesa për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë me IBRD

Më datë:

Deputetët e Kuvendit votuan sot me 71 vota pro dhe dy kundër kërkesën për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të Marrëveshjes së Huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) për projektin për “Përmirësimin e sistemit të shëndetësisë “.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se “projektligji do të njoftohet në seancën plenare më të parë. Për këtë projektligj përgjegjës do të jetë Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe komisioni për dhënie mendimi do të jenë Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Politikën e Jashtme. Seanca plenare do të caktohet më 5 dhjetor 2024”.

Deputetët votuan gjithashtu me 69 vota pro dhe 12 kundër programin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 nëntor-13 dhjetor 2024.

Spiropali njoftoi se deputeti Erjon Meka bëhet pjesë e grupit parlamentar të PS-së dhe deputeti Andrea Mano e grupit parlamentar të PD-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...