Kush janë 3 të kërkuarit e radhës nga policia

Më datë:

Policia ka publikuar emrat e tre të kërkuarve të tjerë që akuzohen për vepra të rënda penale.

Atat janë i dënuari me burg përjetë Sokrat Ruda. Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasi Sokrat Ruda ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z. D.

Sokrat Ruda është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

– I dënuari me burg përjetë Jani Alia. Në datën 1 maj 2016, në një lokal në Tiranë, shtetasi Jani Alia ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Ç.

Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

– I dënuari me burg përjetë Artur Kuliçi. Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja S. T.

Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të shtëna me armë në Sarandë, ekzekutohet 44-vjeçari, plagoset kalimtari

Rreth orës 09:55 të kësaj të diele, dy persona...

Berisha: Në SHBA përcollëm shqetësimet për situatën në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...

Fermerët e Divjakës përgatiten për sezonin e ri të patates

Tradita familjare në bujqësi vijon të përcillet brez pas...

SHBA dhe Danimarka arrijnë marrëveshje për sigurinë e Groenlandës

Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje...