12.5 C
Tirana

​Kurti: Zvogëlimi i njësisë speciale në veri, kur të largohen bandat kriminale

Më datë:

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se është për normalizim të situatës, por jo para arrestimit të bandave kriminale. Sipas tij, zvogëlimi i pjesëtarëve të njësisë speciale në veri të Kosovës do të ndodhë, por kërkon punë.

Në debatin parlamentar për situatën në veri, shefi i ekzekutivit u shpreh se policët janë në ndërtesa të komunës, për shkak se jashtë ka banda kriminale.

“Unë jam për një situatë normale, ku edhe nëpër komunat në veri të Kosovës nuk ka më shumë policë sesa në komunat tjera. Mirëpo, ka punë të arrijmë në atë pikë. Një herë duhet të largohen për në Serbi, ose të arrestohen në Kosovë, ose edhe nga forcat ndërkombëtare, sepse mund të kenë shkuar edhe në vende të treta. Ata ekstremistë nacional-shovinistë kriminelë të strukturave ilegale e paralele. Pra, një herë ata duhet të largohen ose të burgosen, e vetëm më pastaj ne mund ta konsiderojmë seriozisht zvogëlimin e njësisë speciale dhe pjesëtarëve të saj në komuna drejt normalizimit të plotë”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se nuk mund të tolerohen protestat me thirrje për vrasje e sulmeve nga policëve.

“Në bazë të sondazheve që janë organizuar nga institucionet ndërkombëtare, mbështetja për Listën Serbe ka rënë në shtatë për qind. Pra, njëmend dalja ka qenë e ultë, por historikisht rejtingun më të ultë kurrë se ka pasur Lista Serbe. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që situata është e pjekur për parti të reja serbe. Edhe unë besoj që kjo duhet të ndodhë. Duhet të lindin parti të reja serbe. Edhe ato ekzistueset nuk duhet të jenë më nën tutelin e Beogradit dhe Listës Serbe. Asisoj kemi pluralizëm politik dhe kemi kampanjë fer”, përfundoi Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha me drejtuesen e PPE: Largimi masiv i shqiptarëve pasqyron mungesën e shpresës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje një...

Stuhi dhe përmbytje të forta godasin pjesën veriperëndimore

Stuhi të forta me shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

AKMC: Ulje e nivelit të lumenjve, prani uji në toka bujqësore dhe shkarje dheu në disa akse

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot...

U raportua e humbur një ditë më parë, gjendet e mbytur 76-vjeçarja në Devoll

Një 76-vjeçare nga fshati Progër në Devoll, e raportuar...