6.5 C
Tirana

Kurti takim me ministrin francez për Evropën, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Më datë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris, bashkëbisedoi me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.

Gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve.

“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe bashkëbisedimin e takimin e sotëm. Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz”, thuhet në komunikatë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...