14.5 C
Tirana

Kurti: Qeveria nuk ka paguar asnjë euro për rrymën në katër komunat në veri

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria nuk ka paguar asnjë euro për shpenzimin e rrymë në katër komunat në veri të vendit.

Kurti duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Time Kadrijaj në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, shprehet se janë duke punuar që t’i vendosin konsumatorët e veriut në sistemin e faturimit.

“Rekomandimet e Komisionit për Ekonomi nuk kanë dhënë ndonjë shifër për pagesë. Rekomandimet obligojnë KOSTT-in që t’i paraqes tri gjëra kryesore si, në baza mujore devijimet energjisë elektrike në veri, shpenzimet e energjisë mujore retroaktivisht dhe zgjidhjen mujore”, tha Kurti.

“Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për rrymën në veri. Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vijuar që t’i mbuloj devijimet energjetike për këto komuna. Qeveria është duke punuar që t’i zbatoj rekomandimet e Kuvendit, do me thënë futjen e banorëve në sistemin e faturimit që të trajtohen të barabartë. Për këtë çështje jemi duke punuar me ZRRE-në, Zyrën e BE-së dhe me partner të tjerë”, përfundon ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...