Kurti: Politikanë në Kosovë dhe Serbi duan konflikt në veri të Ibrit

Më datë:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që Komuna e Mitrovicës Veriore dhe ajo e Zveçanit të jenë në karantinë, transmeton Klan Kosova.

Ai me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook deklaroi se disa politikanë dëshirojnë të ketë konflikt në veri të vendit.

“Karantinën në Mitrovicë dhe Zveçan nuk deshëm ta bëjmë me zë me tupan, në mënyrë që krizën shëndetësore të mos e thellojmë edhe me një tjetër”.

“Ka politikan e zyrtarë të lartë në Beograd që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit. Mirëpo ka politikanë e zyrtarë të lartë edhe në Prishtinë që duan konflikt në Kosovë, sidomos në veri të Ibrit”.

“Ata duan të provojnë tensione sepse duan incidente. Projekti i tyre i shkëmbimit territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konflikte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi territorial, përkatësisht te ndarja e Kosovës. Krejt njëjtë është edhe ajo intenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme me çdo kusht e çmim. Pasi që nuk arritën ta shpallin për ta bërë, duan ta bëjnë që ta shpallin”, ka thënë Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gemma për Shqipërinë në BE: Anëtare me të drejta të plota vetëm kur të ketë institucione të besueshme

Në Strasburg po zhvillohet mbledhja e Komitetit të Stabilizim-Asociimit...

Plagosje me thikë në Korçë, autori vihet në pranga pas sulmit

Një ngjarje e rëndë është shënuar pranë shkollës “Demokracia”...

Protesta nuk ndalet në ditën e 40-të, qytetarët: Nuk tërhiqemi

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të...

Revolverët, dhurata e Erdogan për udhëheqësit e NATO-s

Erdogan i dha çdo udhëheqësi të NATO-s që merrte...