Kurti në Mitrovicën e Veriut: Ligji bashkon, nuk ndan

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë përurimit të objektit të Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se institucionet e vendit funksionojnë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

I pyetur nga gazetarët serbë nëse ka demokraci në Kosovë, Kurti theksoi se qeveria e tij po punon për barazi dhe sundim të ligjit.

“Ne punojmë për të gjithë qytetarët. Unë nuk jam mbi ligjin. Koha para qeverisë sonë nuk ka qenë normale. Nuk them se tani është gjithçka normale, por them se gjithçka po normalizohet. Kjo sepse ligji nuk është ai që e ndan shoqërinë në ata që nuk janë të mbrojtur dhe në ata që askush nuk guxon t’i prek. Mirëpo e bashkon shoqërinë me bashkim dhe barazi. Nuk mund ta jepni asnjë shembull ku organet e pushtetit: policia e Kosovës, e tani edhe administrata tatimore nuk u shërben të gjithëve njëjtë dhe profesionalisht”, tha ai.

Derisa është pyetur edhe nëse vizitën tek kryetari i Mitrovicës në Veri.

“Kësaj radhe nuk e kam takuar, por sigurisht që në rastet tjera do të kemi mundësi të takohemi. Ka qenë një transferim paqësor i pushtetit, që do të thotë se në komunat në veri të Ibrit mund të bëhesh kryetar komune, mund të bëhesh asamblist, mund të bëhesh drejtor, por vetëm nëpërmjet zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nafta sot: Bordi i Transparencës shpall çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në...

Berisha mbledh grupin parlamentar, kundër taksës që dëmton ata pa mjete

https://www.youtube.com/live/pkjkctd2I-I?si=bS-quuSpBVJ4Xdjv Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD. Kreu...

Inflacioni në mars 2,6%, çmimet e transportit u rritën me 7,5%

 Inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë...