14.5 C
Tirana

Kurti në Bruksel përmend liberalizmin e vizave, thotë se integrimi në BE nuk ka alternativë

Më datë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Bruksel, ku sot do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit, Kosovë-BE.

Para fillimit të këtij takimi, Kurti ka zhvilluar takim me komisionarin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kurti ka përmendur edhe njëherë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi për progresin e Kosovës në MSA. Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe besojmë që BE-ja të lëvizë para. Integrimi në BE nuk ka alternativë. Ne jemi të motivuar të vazhdojmë reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti në kryeqytetin evropian po shoqërohet nga zëvendësi i tij Besnik Bislimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri i Financave, Hekuran Murati, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, Ministri i Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...