11.5 C
Tirana

Kurti: Lehtësimi i masave nuk ndërlidhet me mundësinë e organizimit të protestave

Më datë:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se lehtësimi i kuzimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta këtë javë, derisa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve.

Oponentët politikë të Kurtit, lirimin e masave e ndërlidhën me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta, pasi Gjykata Kushtetuese pritet këto ditë të marrë vendimin për dekretin e mandatarit të presidentit Thaçi, e sipas tyre do të jenë në favor të këtij të fundit.

Mirëpo, këtë lehtësim të masave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke folur ia atribuon menaxhimit të mirë që ka bërë qeveria e tij.

“Menaxhimi i drejt dhe i mirë i pandemisë ka krijuar kushtet për heqjen e disa prej masave. Për lirimin e qarkullimit dhe lëvizjes që kësaj radhe është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes.

Pra qytetarët mund të lëvizin, kjo do të thotë që megjithatë duhet të mbajnë distancën
zike më së paku prej 2 metrave, të ruajnë higjienën personale dhe mos t’i praktikojnë vizitat familjare.

Sa i përket organizimeve dhe protestave qytetare ato janë të qytetarëve dhe janë të drejta të tyre. Nuk kanë të bëjnë fare me vendimet e fundit”, u shpreh Kurti.

Gjykata Kushtetuese pritet që gjatë kësaj jave të dalë me një vendim lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi që ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...