15.5 C
Tirana

Kurti kundërshton takimin e 27 qershorit, thotë se po servohet një marrëveshje e dëmshme për Kosovën

Më datë:

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur për herë të parë për ftesën që emisari special i SHBA-ve, Richard Grenell ua ka bërë Kosovës e Serbisë për takim në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.

Një rifillim i tillë i dialogut, sipas Kurtit po i përshtatet Serbisë, madje edhe në kohë edhe në përmbajtje, shkruan lajmi.net.

“Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin”, ka shkruar Kurti.

Madje, Kurti një ftesë të tillë e ka quajtur takim njëditor ku do të servohen marrëeshjet e gatshme.

Postimi i plotë:

Rifillimi i dialogut po i përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin.

Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.)

Në fakt, më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet.

Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Xhaçka: Mazhoranca punon, ju prodhoni akuza

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare...

Nuredin Dumani akuzohet për grabitjen e 12 milionë lekëve, dëshmon kambisti

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur...

Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i...

Aksident në biznes në Tiranë: Bombola e gazit shpërthen, dy të lënduar

Raportohet se shpërthyer një bombol tek një piceri pranë...