5.5 C
Tirana

Kurti i quan shpifje e gënjeshtra deklarimet e Thaçit për përgjime në PTK

Më datë:

Pas shumë kohësh, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shkoi për vizitë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Takimi sipas tyre kishte të bënte me pandeminë COVID-19 dhe veprimet që do të merren ditëve në vazhdim për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Por, Kurti veç të tjerash u pyet edhe për deklaratën e presidentit Thaçi i cili ka dhënë mbrëmë në një debat televiziv se “Kurti, Abazi e Sveçla për tri ditë kanë qëndruar në dhomat e përgjimit në PTK, pasi kanë ndalur kamerat”.

Ai këto i quajti shpifje dhe gënjeshtra, deri tha se këto janë diçka të zakonshme nga ana e presidentit, transmeton Indeksonline.

“Ato janë gënjeshtra e shpifjen problemi me gënjeshtra është se duhet të gënjejnë për ditë e disa herë në ditë. Të gjitha ato shpifje, besoj që këto pyetje duhet të ishin për prokurorin e shtetit.

Protagonistët e aferës pronto kur e ushtronin italishten e grupeve mafioze janë mësuar me termin përgjim, ndërsa ata që s’pajtohen me realitetin po merren me to.

Të mos humbin kohë me dëshirat e tyre, pasi që ata kanë dëshirë të bëjnë përgjime e ta uzurpojnë zyrën e kryeministrit dhe ma mveshin mua”, ka thënë Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...