Kurti: 25 vjet më parë u shuan shpresat e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës

Më datë:

Në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje – qasje multidisiplinare”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti thekosi se është e nevojshme të ketë botime akademike për të gjithë atë që ka ndodhur në luftën e fundit.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se përvjetorët si ky që shënojmë sot, ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë.

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu me këtë rast ka uruar që Kosova të ketë ditë edhe më të bardha në të ardhmen.

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja tha se askush nuk e konteston se lufta për Kosovën bëri një ndryshim thelbësor në mënyrën e konceptimit të lirisë së popujve, demokracisë dhe vetadministirmit, parime këto që sipas tij, për shumë kohë u shkelen rënd në vendimmarrjet historike, veçmas në konferencat e paqes.

Akademiku Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, këtë përvjetor e cilësoi një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e shqiptarëve.

Aktivitet për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës kanë nisur nga data 8 qershor e që do të zgjasin deri më 21 qershor. Në kuadër të saj, më 12 qershor do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...