15.5 C
Tirana

Kur duhet dhe nuk duhet bartur maska nga qytetarët

Më datë:

Ditë më parë ka hyrë në fuqi Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Në nenin 24, të këtij ligji thuhet se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë prej 35 euro”.

Zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti ka publikuar në rrjetin social Facebook, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën.

Sipas këtyre shembujve, qytetarët nuk kanë nevojë ta bartin maskën në shtëpi me njerëzit që jetojnë në familjen tuaj dhe gjatë vozitjes së automjetit personal me njerëz që jetojnë në familjen tuaj.

Qytetarët obligohen ta bartin maskën gjatë blerjes së gjërave ushqimore dhe gjërave të tjera, gjatë vizitës te mjeku apo farmacisti, gjatë drekës/darkës në një restorant, gjatë vozitjes në një automjet tjetër (me jo familjar), gjatë udhëtimit me transport publik dhe gjatë marrjes së ndonjë shërbimi në bankë, postë apo në shërbime të tjera publike.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.

IKSHPK ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Shqipëria përballë Një Valë Krimesh: Historia e Tre Vrasjeve që Ndryshuan Ndjenjën e Sigurisë”

DURRËS Pjetër Kodheli, 69 vjeç, mbeti i vrarë këtë të...

Ankimimi për shkarkimin nga detyra, Kushtetuesja njofton Erion Veliajn për seancën e 31 tetorit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar zhvillimin e seancës plenare publike...

Deputetët e PD-së takojnë delegacionin e BE: Zgjedhjet e 11 majit, një farsë elektorale

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Miratohen marrëveshjet e huas me BERZH dhe BEI për Korridorin VIII hekurudhor

Komisioni i Ligjeve miratoi sot dy marrëveshje të huas...