Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Më datë:

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej kohësh kanë nisur eksperimente në Tokë për të bërë të mundur qëndrimin e njeriut në Hënë, në Mars e më pas, në të ardhmen, ndoshta në të gjithë planetet shkëmbore të sistemit tonë diellor.

Aktualisht, është arritur të krijohet një kopsht autosuficient për të kultivuar bimë, duke përdorur vetëm burimet e pranishme në mjedisin e planetit të kuq. Një ekip kërkuesish të Universitetit të Bremenit, në bashkëpunim me qendrën hapësinore gjermane, kanë krijuar një fertilizant nga bakteret.

Bakteret e përdorura janë të ashtuquajturat alga të kaltra, mikroorganizma njëqelizorë që kryejnë fotosintezë si bimët, çka i bën të kenë disa përparësi për t’u përshtatur në planetin Mars. Mund të përdorin CO2 e pranishëm në atmosferë atje, të prodhojnë oksigjen dhe të përftojnë lëndë ushqimore nga terreni aty. Në laborator, kërkuesit kanë riprodhuar të gjitha kushtet njësoj me ato reale në planetin e kuq dhe kanë kultivuar disa bimë; nga një gram baktere janë prodhuar 27 gramë biomasë e freskët dhe e ngrënshme.

Studimi tregon se bimët mund të kultivohen edhe jashtë planetit mëmë Tokës, duke përdorur burime natyrore në Mars, në këtë rast mikrobe, dhe mund të jetë baza për prodhimin ushqimor të shëndetshëm në planetin e kuq.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Përplasja Burgija-Berisha: akuza për lidhje me Ramën dhe refuzimi i kryedemokratit

https://www.youtube.com/live/3LasjVxkytw?si=O2LtCrPJR2KKHh6q&t=376 Kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës,...

Rrogozhinë-Peqin: “Shtëpia e barit” nxjerr në pah dështime në policinë lokale, pezullohen zyrtarët

Furtunë në komisariatin e Peqinit, pas zbulimit të “shtëpive...

Zgjedhja e presidentit, LVV: Do të bëjmë çmos që të shmangen zgjedhjet

 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti, së...