Kujdes! Mashtruesit po synojnë llogaritë WhatsApp, reagon Policia

Më datë:

Policia e Shtetit informoi sot qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.

Sipas policisë, mashtruesit dërgojnë linqe me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim.

Më pas, sipas policisë, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Policia e Shtetit këshillon qytetarët: Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur; Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;  Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;

“Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja. Mbroni të dhënat tuaja! Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike”, njoftoi policia.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha ngre shqetësimin për hapësirën mediatike: 58% e kohës për qeverinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Mesazhet nacionaliste në Bruksel, Prishtina pret reagim dhe ndjesë nga BE-ja

Kryesuesja e Komisionit për Integrim Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, ka...

Ekzekutohet në oborrin e shtëpisë, viktima dyshohet se ishte në hasmëri me Ben Qimen

I liruar nga qelia vetëm 20 ditë më parë,...

Superliga, zgjidhet formacioni më të mirë i javës së 12-të

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të...