22.5 C
Tirana

Kthesë në Energjetikë| Për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

Më datë:

Për herë të parë në sektorin energjetik, kapaciteti i instaluar i prodhuesve privatë ka kaluar atë publik. Historikisht, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka qenë në krye sa i përket kapacitetit, kryesisht për shkak të kaskadës së Drinit. Por përshpejtimi i investimeve private, sidomos në projektet fotovoltaike, ka bërë ndryshimin në vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kapaciteti total prodhues i energjisë elektrike i instaluar në vend deri më 31 dhjetor 2024 ishte rreth 3 mijë e 213 MW, me një rritje prej 537 MW krahasuar me vitin 2023. Kjo rritje është kryesisht rezultat i shtimit të burimeve të rinovueshme, veçanërisht fotovoltaikëve.

Kapaciteti prodhues i KESH sh.a. është 1 mijë e 563 MW, që përbën rreth 48.6% të kapacitetit total të instaluar, ndërsa prodhuesit e tjerë privatë kanë një kapacitet prej 1 mijë e 650 MW, ose rreth 51.4%. Për krahasim, në vitin 2023 KESH kishte 1 mijë e 448 MW, ose rreth 56% të kapacitetit total, ndërsa privatët 1 mijë e 183 MW, ose 44%.

Që nga nisja e politikës së koncesioneve të hidrocentraleve në vitet 2007, kapaciteti i instaluar i privative është rritur gradualisht, me ndikimin më të madh nga investime të mëdha si ato të Statkraft në Devoll, turqit e Ayen Energji ne kaskaden e Fanit dhe austriakët e Verbund në koncesionin e Ashtës.

Viteve të fundit, miratimi i kuadrit ligjor për fotovoltaikët dhe politika aktive për diversifikim të burimeve kanë ulur varësinë e vendit nga hidrocentrali. Disa projekte me kapacitet të konsiderueshëm kanë hyrë tashmë në prodhim, ndërsa pjesa tjetër është në faza burokratike ose ndërtimi.

Pavarësisht strategjisë së KESH për të rritur kapacitetin dhe diversifikuar burimet, investimet private pritet të vijojnë të thellojnë mbizotërimin e tyre në sektorin energjetik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...