Kthehet frika nga Covid, shpërthim i ri infeksioni në një treg në Pekin, nis izolimi dhe bllokimi

Më datë:

Koronavirusi duket se është rikthyer për të trembur Kinën dhe pikërisht në zemër të Perandorisë së Lindjes, në Pekin.

Ashtu si në Wuhan, shpërthimi i ri i infeksionit ka ndodhur rreth një tregu ushqimor, ai i Xinfadi, një nga strukturat më të mëdha me shumicë në kryeqytet, që ndodhet në rrethin jugor të Fengtai rreth pesëmbëdhjetë kilometra nga Sheshi Tiananmen.

Autoritetet e Pekinit njoftuan për rrth 56 raste, nga të cilat afro 50 asimptomatikë…

Kthimi i virusit në Pekin, një qytet simbol i fuqisë komuniste, provokoi një valë shqetësimi mes qytetarëve dhe shkaktoi një reagim energjik nga autoritetet të cilat urdhëruan mbylljen e të gjitha kopshteve dhe shkollave aty pranë si dhe nisi masa e izolimit dhe bllokimit për banesat afër tregut.

Lagjja, njoftuan autoritetet, ka hyrë në “modalitetin e luftës”: rreth 10,000 njerëz që kanë lidhje me tregun do të testohen, dhe numri i çështjeve do të vazhdojë të rritet në orët e ardhshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Diaspora shqiptare në Itali i bashkohet protestave: thirrje kundër qeverisë

Protesta masive që nisën me Zvërnecin por që tashmë...

Kombëtarja shqiptare luan sot miqësoren me Luksemburgun në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 20:00...

Balla inspekton plazhin e Spillesë: Sezoni turistik nis me kapacitete të plota

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi...

Nga Berati, Demo thekson nevojën për forcimin e qeverisjes vendore

Dëgjesa për reformën administrative-territoriale ka vijuar ditën e djeshme...