Kryevirologu amerikan: Covid është bërë më i fortë, pandemia në fillimet e saj

Më datë:

Kryevirologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se ‘Koronavirusi është bërë më i fortë’ dhe se ne ‘do të duhet të jetojmë me të deri sa të gjendet vaksina, e cila mund të jetë gati deri në fund të këtij viti ose fillim të vitit 2021″

Ai u shpreh gjithashtu se “Pandemia Covid-19 është ende në fillimet e saj”.

Fauci paralajmëroi duke theksuar që “Në qoftë se vendet e botës nuk parandalojnë përhapjen e infeksionit, duke ushtruar edhe rivendosjen e masave të kufizimit aty ku është e nevojshme, nuk do të jemi në gjendje ta përballojme pandeminë në muajt në vazhdim, kur situata edhe mund të përkeqësohet më tej”.

I anashkaluar kohët e fundit nga Presidenti Trump, dhe pasi para pak ditësh u shpreh se Europa e ka menazhduar më mirë se SHBA-ja situatën pandemike, Dr. Fauci tha se Trump vazhdon ende ta dëgjojë dhe se ajo që i ndan është riaktivizimi i shpejtë i ekonomisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO rrëzon akuzat për ish-kreun e KPP, mbyllet çështja për tenderin 2.2 mln euro

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK...

Parlamenti Europian, Balla flet për projektet e Vlorës: Aeroporti dhe investimi në Zvërnec

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit...

Pirdeni jep lajmin për negociatat: Shqipëria avancon me tre kapituj të rinj me BE-në

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Dhuna ndaj 17-vjeçares, nëna: E strehova tek të afërmit nga frika, kishte shenja në trup

Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare...