Kryetari në qeli, Rama mobilizon grupe pune për bashkinë e Tiranës

Më datë:

Kreu i qeverisë, Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme, 4 korrik 2025, një takim me kandidatët socialistë të Tiranës. Mbledhja nisi në orën 09:00, në ambientet e selisë rozë dhe zgjati një orë.

Rama ka ndarë disa grupe pune gjatë ditës së sotme. Secili prej tyre do të ketë në fokus një zonë të caktuar kryeqytet dhe do të merret me evidentimin e problematikave dhe gjetjen e një zgjidhjeje për to.

“Rama e ka vendosur theksin te disa shërbime, kryesisht te zaptimi i ambienteve publike për të cilën thotë se është një prej problemeve kryesore të Bashkisë së Tiranës

Sa i përket çështjes së zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë, ende nuk ka një vendimmarrje konkrete nga ana e Partisë Socialiste.

“Duket se janë duke pritur një vendim të gjykatës sa i përket Veliajt dhe pastaj për të pasur një vendimmarrje nëse bashkia më e madhe e vendit do të shkojë në një garë elektorale vjeshtën e këtij viti apo jo”, raportoi Omeri.

Ndërkohë Partia Socialiste është diskutuar mundësinë e zgjedhjeve në vjeshtën e këtij viti për disa bashki të tjera në vend që janë pa kryetar, pasi ata kandiduan në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.

Ky takim vjen një ditë pas përballjeve të Ramës me bashkinë Vlorë dhe Tiranë.

Mbledhja në Vlorë dhe shkarkimi i administratës

Një ditë më parë, 3 korrik 2025, kryeministri zhvilloi një mbledhje të pazakontë në bashkinë e Vlorës, ku kryetari Ermal Dredha, është vënë në qendër të kritikave nga kryeministri Edi Rama për keqmenaxhim të qytetit bregdetar.

Në prani të deputetëve socialistë të qarkut, kreu i qeverisë ka shprehur pakënaqësi për mungesën e ujit të pijshëm dhe papastërtine në qytet dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.

Sipas burimeve, Rama ka kërkuar që të shkarkohen të gjithë drejtorët e bashkisë, duke i konsideruar ata të paaftë për t’i shërbyer qytetit dhe të shkëputur nga realiteti.

Ai ka kërkuar riorganizimin e menjëhershëm të bashkisë, dhe ka vendosur që procesi i rekrutimit të drejtorëve të rinj ndiqet nga dy përfaqësues të qeverisë.

Mbledhja në Tiranë dhe porositë e Ramës

Pasditen e djeshme, Rama mbajti dhe takim me drejtuesit e Bashkisë Tiranë, përfshirë kryetaren e komanduar, Anuela Ristani, ligjvënësit e rinj të zgjedhur nga 11 maji, por gjithashtu dhe me praninë e Ministrit të Financave, Petrit Malaj.

Ky takim ishte i shkurtër, pasi zgjati rreth 30 minuta, dhe në krahasim me mbledhjen në Vlorë, tonet ishin të qeta.

Mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më shumë të pranishëm në terren, të evidentojnë problematikat e qytetarëve dhe të koordinojnë punën me pushtetin vendor për gjetjen e zgjidhjeve.

Për këtë janë ngritur disa grupe pune, të cilët kanë për detyrë të sjellin problematikat brenda dy javëve, kur pritet të zhvillohet një tjetër takim i zgjeruar.

Vëmendje të veçantë, kreu i qeverisë mësohet se i ka kushtuar zënies së trotuareve, duke kërkuar ndërhyrjen e IMT dhe INUK, por edhe ankesave që lidhen me shërbime të tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...