Kryeopozitari rus shtrohet me urgjencë në spital në Siberi. Zëdhënësi: Është helmuar

Më datë:

Lideri opozitës ruse, Alexei Navalny  dyshohet të jetë helmuar, duke i përzier disa substanca helmuese në çajin e tij.

Gjendja e kreut të opozitës është përkeqësuar dukshëm gjatë një fluturimi, avioni  i detyrua të bënte një ulje urgjente në Omsk, tha Kira Yarmysh, zëdhënsja e tij. 

Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij është tejet e rëndë.

Zëdhënësja e tij deklaroi për medien vendase se gjatë gjithë ditës ai nuk kishte konsumuar asgjë përvec çajit, dhe sipas mjekëve përzierja e substancave helmuese me lëngje të ngrohta, e bën efektin e lëndës edhe më të rëndë.

Më vonë me anë të një postimi në Twitter  Yarmyshka treguar se Navalny ndodhej në kujdes intensiv, merr frymë me ventilator dhe momentalisht në gjendje kome.

Ajo tha se mjekët fillimisht ishin të gatshëm për të shkëmbyer çdo informacion, por tani thoshin se testet e toksikologjisë u vonuan duke hedhur dyshime se ata po i fhinin.

Z. Navalny, 44 vjeç, është një kritik i fortë i Presidentit Vladimir Putin.  Votimet e mbajtura në qershor për ndryshimet kushtetuese i përshkroi si “grusht shteti” dhe “shkelje të kushtetutës”.

Ai bëri një emër për veten e tij duke ekspozuar korrupsionin zyrtar, duke e etiketuar Rusinë e Bashkuar të Putinit si “parti e hajdutëve “, akuza për të cilat ai është dënuar me burg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...