6.5 C
Tirana

Kryeministri sllovak jep dorëheqje mes mosmarrëveshjeve për blerjen e vaksinave Sputnik

Më datë:

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç, pranoi të tërhiqet nga posti i tij për shkak të mosmarrëveshjeve në qeverinë e koalicionit për blerjen e vaksinave ruse Sputnik V kundër koronavirusit të ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Matoviç njoftoi të dielën se ai është dakorduar të largohet si kryeministër me kusht që të ndërronte postet me ministrin e Financave, Eduard Heger.

Partnerët e koalicionit qeveritar i pranuan kushtet dhe kanë njoftuar se koalicioni i tyre do të vazhdojë.

Tensionet midis partnerëve të koalicionit shpërthyen kur Matoviç bëri një marrëveshje për të blerë vaksinat Sputnik V pa dijeninë e partnerëve të tjerë.

Ministri i Punës, Rinisë dhe Familjes, Milan Krajniak, nga Partia ZA LUDI (Për Njerëzit) tha se kryeministri duhet të japë dorëheqjen për shkak të marrëveshjes me Rusinë.

Më vonë, ministri i Ekonomisë dhe zëvendës kryeministri Richard Sulik nga Partia SAS (Liria dhe Solidariteti) dha dorëheqjen.

Matoviç nga ana tjetër, mbrojti marrëveshjen për vaksinën, duke thënë se kjo do të përshpejtojë vaksinimet në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beqaj kundër vendimit të Kushtetueses: Shfuqizimi i “arrestit me burg” është i paefektshëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar publikisht pas...

Mashtruan qytetarët me premtime për apartamente, arrestohet çifti në Tiranë

Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i...

Spiropali: Viti 2026, vendimtar për mbylljen e procesit teknik të negociatave me BE-në

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali...

KLGJ ia “pasoi” ILD-së rastin e Irena Gjokës, reagon PD: Përpjekje për zvarritje të çështjes!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit...