23.5 C
Tirana

Kryeministri Rama kërkon reformim në AKU: “Hapësirë për profesionistët e rinj, jo për burokracinë”

Më datë:

Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi kontributin në fushën e studimeve që prekin sektorët që mbulojnë inspektoratet e AKU-së, të pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, foli për reformim të këtij institucioni.

Ai tha se inspektorët që kanë hyrë pa meritë në këto institucione, duhet t’u hapin rrugë profesionistëve.

“Kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë, të shtrirë me botën akademike, për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë.

Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve, që do të duhet të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës dhe do t’i mbyllë mënyrat atyre që janë futur pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që duhet të garantojnë inspektoratit, por pjesë e problemeve që kemi me ta.

Dua të falënderoj të gjithë ata pedagogë që janë përfshirë në këtë proces.

Dhe dua të ftoj që të gjithë ata studentë që kanë dëshirë që të përfshihen në këto inspektorate apo duan të kontribuojnë, që të guxojnë dhe të aplikojnë kur të hapet procesi i aplikimeve të reja.

Do të shfrytëzojmë universitetin për të bërë vlerësime të atyre që duhet të merren në punën, për të shmangur ndikimet e tjera.

Sipas zakonit duhet të falënderojmë dhe partnerët e pranishëm.”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...