16.5 C
Tirana

Kryeministri Rama inspekton masat në tregje, thirrje të moshuarve të qëndrojnë në shtëpi

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka vizituar gjatë ditës së mërkurë disa tregje të vegjël në Tiranë për të parë nga afër zbatimin e masave për të luftuar koronavirusin.

Kreu i qeverisë e vlerësoi si pozitive situatën në tregje dhe përsëriti thirrjen drejtuar të moshuarve që të qëndrojnë në shtëpia pasi ata janë më të rrezikuarit nga kjo sëmundje.

“Sot në disa tregje të Tiranës ku situata ishte mjaft pozitive. Problem pensionistët që dalin nga shtëpia, çka është e ndaluar, sepse shkalla e rrezikut për ta është shumë e lartë.

Dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka.

E kemi përsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi.

Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur”, shkruan Rama në Facebook.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbahet sot seanca për Veliajn në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot seancën gjyqësore për shqyrtimin...

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...