14.5 C
Tirana

Kryeministri australian në fund të majit do të vizitojë Zelandën e Re

Më datë:

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison në fund të këtij muaji do të vizitojë Zelandën e Re, njoftoi sot kryeministrja e Zelandës së Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Morrison do të vizitojë Queenstown, Zelandë e Re, për Takimin vjetor të Udhëheqësve Australi-Zelandë e Re më 30 dhe 31 maj”, tha kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Ky do të jetë udhëtimi i parë i Morrison në Zelandën e Re që kur pandemia e COVID-19 detyroi të dy vendet të mbyllnin kufijtë vitin e kaluar.

“Jam duke pritur të mirëpres kryeministrin Morrison në Zelandën e Re, pas një viti të vështirë për të dy vendet tona për shkak të pandemisë”, tha Ardern.

“Diskutimet do të përqendrohen në atë se si Australia dhe Zelanda e Re do të përmbushin sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi. Fokusi kryesor i takimit do të jetë sigurisht rimëkëmbja jonë nga COVID-19 si dhe mënyra se si ne vazhdojmë të punojmë së bashku për çështjet kryesore rajonale dhe të sigurisë”, shtoi ajo.

Zelanda e Re hapi zyrtarisht kufirin e saj me Australinë muajin e kaluar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...