10.5 C
Tirana

Kryemadhi uron besimtarët myslimanë, koment për moshapjen e xhamisë së Namazgjasë: Besimi është i shqiptarëve, as i tullave, as i gurëve!

Më datë:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi pas vizitës së saj në Komunitetin Mysliman Shqiptar, uroi shqiptarët që të gjejnë qetësi shpirtërore për të ngritur vlerat e tyre.

“Një nga vlerat më të mëdha që ka populli shqiptar, toleranca fetare.

Në këtë ditë të shënuar të besimtarëve myslimanë, dua të uroj popullin shqiptar, që të gjejë qetësinë shpirtërore për të ngritur vlerat.

Zoti na krijon mundësinë për të qenë vetëvetja, për të mos pasur frikë nga e keqja.”, tha ajo.

Teksa u pyet në lidhje me moshapjen e xhamisë së Namazgjasë, Kryemadhi nuk pranoi të jepte një përgjigje direkte, duke shtuar se; “Kam shumë komente, por se mendoj se sot është për të folur për këtë gjë.

Besimi është i shqiptarëve, as i tullave, as i gurëve.

Nuk e ndërton dot besimin në një godinë, as e merr dhe as nuk e ble dot.”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Britania dhe ligji: Skandale mbretërore nga Karl I te Andrew

Lajmi për arrestimin e ish-Princit Andrew, tani i njohur...

Shabani pret OKB-në, fokus mbi të drejtat e njeriut dhe integrimin në BE

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, priti në...

Ministrja Evis Sala: Diagnostika, prioritet kyç për sëmundjet e rralla

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka...

Denoncim PD: Fabrikë municionesh fshehtas në Kodër Babrru nga kompania “KAYO”

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast që lidhet...