Kryemadhi thirrje SPAK: Duhet të reagoni! T’u kthehen paratë shqiptarëve

Më datë:

Monika Kryemadhi i bën thirrje SPAK që të reagojë lidhur me dorëzimin e kallëzimit që ajo ka bërë për inceneratorin e Tiranës.

Në një reagim të bërë në Facebook, deputetja e Partisë së Lirisë, thotë se pagesat për këtë incenerator vijojnë dhe bëhen ende.

“Erioni vazhdon ben pagesa për inceneratorin e Tiranës.

Uroj që pas 752 ditësh hetime komplekse, nga momenti që unë kam dorëzuar kallëzimin, SPAK të reagojë në interes të qytetarëve dhe të mos lejojë më Erionin të bëjë pagesa fiktive nga taksat shumë të larta që paguajnë banorët e Tiranës.

Djalli fshihet pas pagesave të Tiranës që vazhdojnë, se Elbasani dhe Fieri i morën të plota pagesat nga shteti.

Detyra e SPAK është të kthejë lekët e shqiptarëve tek shqiptarët, kjo ka rëndësi sot, jo individët”, shprehet ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...