Kryemadhi nga Korça: Dakordësimi për reformën zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të reja kushtit të dytë të Bundestagut

Më datë:

Nga Korça ku ndodhej për mbledhjen me aktivin, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për reformën zgjedhore dhe marrëveshjen mes palëve. Ajo theksoi se dakordësimi për reformën zgjedhore i hap rrugën zgjedhjeve të reja kushtit të dytë të Bundestagut.


“Kushti i parë ishte reforma zgjedhore. Dakordësimi i tryezës solli që të delegjitimojë përfundimisht atë parlament ilegjitim, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Unë e kam thënë dhe e them që Gjiknuri është këlyshi i bishës, po eliminuam Bishën, Gjiknuri përfaqëson Edi Ramën.

Gjiknuri nuk bën bisedime, Gjiknuri merr ato çfarë jep opozita dhe shkon i noterizon në parlament. Gjiknuri nuk bën gjë tjetër ka mbaruar punën e tij”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo theksoi se e gjithë historia është që shqiptarëve t’u jepet shansi dhe mundësia mos u vidhet me vota, mos të kërcënohen më njerëzit me heqjen e vendit të punës, me kallashnikov te koka për të dhënë votën për Rilindjen, ashtu sikurse ndodhi.

“Ju e dini shumë mirë që është më se e nevojshme që sot shqiptarët të ecin përpara, për të qenë anëtarë të BE dhe jo për të marrë drejtime të tjera që nuk janë në realitetin që shqiptaret nuk i kanë dashur asnjëherë”, tha Kryemadhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kokainë dhe kanabis të magazinuara në pallat, policia finalizon operacionin

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë...

Takim urgjent në Korçë, porositë e kreut të Policisë së Shtetit për rendin dhe sigurinë

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar...

Nis procesi për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, sfidë afatet kohore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin...

Prokuroria mbyll hetimet për Onkologjikun, nis gjykimi për zv.drejtoreshën dhe disa mjekë

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private për trajtimet...