Kryemadhi në GJKKO: Kjo nuk është drejtësia që kërkojnë shqiptarët

Më datë:

Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aty ku do të njihet edhe me masën e sigurisë ndaj saj.

Por, përpara hyrjes së saj në seancë, Kryemadhi ka folur me gazetarët duke u ndalur te sistemi i drejtësisë.

“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar, në qoftë se inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se çfarë do të thotë fjala kastruar, për t’iu treguar dhe për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që ka nxjerrë sekretin hetimor.

Pra, për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kërkojnë shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar miliona dollarë dhe miliona euro.

Do shikojmë dhe fytyrat si i kanë, a do e përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rriten çmimet e biletave ajrore nga kriza e karburanteve, dilema për prenotimet verore

Çmimet e biletave ajrore po shënojnë rritje të ndjeshme...

Seanca për Veliajn në GJKKO, kryebashkiaku mungon, Abule i pranishëm

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë...

Lamallari: Njoftimi i Ambasadës së SHBA standard, Policia ka shtuar masat

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari siguroi sot...

Bojkoti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, rezoluta për luftën mbetet e paqenë

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar miratimin e një...