Kryemadhi: 25 prilli dita e ndëshkimit të Rilindjes, gratë shqiptare duan ndryshimin

Më datë:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu ka drejtuar një mesazh grave shqiptare, që sipas saj duan ndryshimin për familjet e tyre pas 25 prillit.

Përmes një videomesazhi në Facebook, Kryemadhi tha se 25 prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen.

Mesazhi i Kryemadhit:
25 Prilli është dita e ndëshkimit më të rëndë për Rilindjen që duke i shërbyer vetëm interesave personale të saj varfëroi njerëzit dhe shpopulloi vendin nga rinia. Entuziazmin për këtë ditë e ndjej më së shumti te gratë shqiptare, të cilat duan ndryshim për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Ju jap fjalën si grua, si nënë, se bashkimi në këtë moment historik do na bëjë të gjithave krenare për ndryshimin që po sjellim në jetët e fëmijëve dhe familjeve tona. #VOTO6   #VOTOLSI 

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...