Kriza e naftës, Rama: Do krijohet faktori i ri shtetëror në treg

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para gazetarëve, u ndal edhe te kriza e naftës si pasojë e luftës në Iran. Sipas tij, krijimi i një faktori të ri shtetëror në treg,do të lehtësonte barrën për qytetarët.

“Kriza po shfaqet edhe këtu si rezultat i rritjes së naftës. Unë e kam shprehur që qysh kur kemi bërë mbledhjen e parë të asamblesë qeverisëse pas zgjedhjeve, që është krijimi i një faktori të ri shtetëror në tregun e naftës, një forcë publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar komplet qasjen për fluturimet ajrore.

Shqipëria kishte aeroportin më të shtrenjtë në Europë, sot ka aeroportin më të suksesshëm të Ballkanit. Sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit, është Tirana, dhe kjo është një arritje e kësaj qeverie, me gjithë ata që na duan të vdekur, por sa më shumë të vdekur na duan, aq më shumë gjallërohemi.

Ne do të krijojmë faktorin publik, forcën e shtetit do ta fusim në tregun e naftës dhe do japim shembullin, si dhe në tregun e naftës gjërat do të ndryshojnë. Duke vënë në dispozicion kapacitetin e shtetit, do të jetë më e lehtë për të pasur marrëveshje me kompanitë që shpërndajnë naftën që të kenë qëndrueshmëri më afatgjatë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

ANKARA – NATO neutralizon raketën balistike të lëshuar nga Irani në hapësirën turke

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë tha sot se...

Porto Romano: Tenderi anulohen, Rama mohon presion nga SHBA dhe denoncon interesa të errëta

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij sot në...

Masë sigurie për Ballukun, kërkesë në GJKKO për shuarje: S’jam më në detyrë

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës...

Serbia zgjeron kapacitetet ushtarake, Maqedonia paralajmëron rreziqet për fqinjët

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i ka...