Krimi dhe korrupsioni, ja sa përgjime ka kryer SPAK gjatë vitit 2021

Më datë:

Më shumë se 400 autorizime të prokurorit për lejim përgjimesh janë firmosur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit të kaluar.

Në raportin vjetor të kësaj strukture thuhet se përgjatë vitit 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar ka përdorur metodën e përgjimit për 129 procedime penale. Kjo veprimtari, deri ne 01 Shtator 2021, është ndjekur nga 9 (nënte) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Policë së Shtetit dhe 3(tre) Oficerë të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme.

“Për vitin 2021, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të procedimeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar: 411 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi; 1204 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat: 224 Vendime Lejim Përgjimi; 400 Vendime Vleftësimi; 580 Vendime Zgjatjeje”, thuhet në raportin vjetor.

Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin  e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama në foton familjare me liderët në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Jerevan të Armenisë,...

Aksidenti në Durrës, 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën

 I mituri që u aksidentua ditën e djeshme, në...

Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-presidentin Ilir...

Nga SPAK, Berisha sulmon Dumanin për apartamentin dhe deklarimet e pasurisë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë...