5.5 C
Tirana

Krimet në Shkodër, Ardi Veliu firmos largimin e drejtorit të policisë Niko Brahimaj

Më datë:

Vetëm dy vite ka zgjatur drejtimi i Niko Brahimajt në krye të Policisë së Shkodrës.

Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë furtunë ndryshimesh në rang drejtuesish në të gjithë qarqet e goditura nga krimi.

Kështu Brahimaj është larguar nga kreu i bluve të Shkodrës duke u emëruar drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Ngjarjet e rënda në Shkodër

Javën e kaluar Velipoja, pjesë e qarkut Shkodër, u godit nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr i nisur për shezlonget dhe rërën në plazh përfundoi në masakër me katër të vrarë mes tyre edhe një kamarier 20-vjeçar i ndodhur rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja.

Në mes të muajit maj 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë pranë liqenit në lagjen Guerrile me pesë plumba në trup. Ai ishte shpallur i humbur prej tre ditësh nga familjarët.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, si autor të dyshuar të vrasjes, i cili prej disa kohësh është në kërkim dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.

Më 29 Maj Mark Kodra, 47-vjeç banues ne fshatin Bleran Bardhaj, vrau me armë zjarri shtetasin Emiljan Ndou.

Ndërkohë në fillim të muajit qershor, Shkodra u godit nga krimi në familje ku vëllai vrau me armë të motrën dhe e mbajti dy netë në banesë.

Ngjarja u zbulua pas dyshimeve të pastrueses e cila e kishte telefonuar disa herë viktimën dhe nuk kishte mundur të lidhej me të.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...