11.5 C
Tirana

Krim në familje në Bulqizë/ Plagosi me thikë djalin e tij, arrestohet 58-vjeçari

Më datë:

Krim i rëndë në një familje në Bulqizë. Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar. Pas hekurave ra shtetasi me inicialet B.N.

NJOFTIMI I POLICISE
Plagosi me mjet prerës (thikë) djalin e tij, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes.

Arrestohet autori dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 23:00, të datës 29 janar 2026, në fshatin Ostren, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi B.N., 58 vjeç, brenda banesës, ka plagosur me mjet prerës (thikë) djalin e tij, shtetasin K.N., 29 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit dhe ndërhyrjes së menjëhershme kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, si dhe kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin B.N., 58 vjeç. Gjithashtu, është sekuestruar mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori.

29-vjeçari i dëmtuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Begaj te sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron hapësira për investime

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në takimin...

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,...

Përça dhe sundo, Trump po nxit separatistët e Alberta në Kanada që kërkojnë shkëputjen

Përfaqësues të presidentit amerikan Donald Trump raportohet të kenë...