Krim dhe pengmarrje në Podujevë, familjarët: “Kishin raporte mes tyre”

Më datë:

Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë i ndodhur në Podujevë një natë më parë. Sipas mediave në Kosovë, pas vrasjes së 45-vjeçarit, Iliaz Brahimi, autorja e dyshuar e krimit 31-vjeçarja dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e 73-vjeçares duke e marrë atë peng.

Gjatë kësaj kohe kur 73-vjeçarja është mbajtur në banesë aty kanë qenë edhe nusja me fëmijët e saj. Sipas informacioneve, 73-vjeçarja është nusja e xhaxhait të 31-vjeçares Ardita Gashi, dhe sipas familjarëve të dy familjet kanë pasur raporte shumë të mira.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale relevante për rastin.

Sipas prokurorisë, motivi i rastit ende nuk është i njohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë për ndriçimin e plotë të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...