21.5 C
Tirana

Krijohet Regjimenti i Operacioneve Speciale, ministri Peleshi: Rrisim kapacitetet operacionale

Më datë:

Regjimenti i Operacioneve Speciale është struktura më e re dhe më elitare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Regjimenti u krijua pas bashkimit të batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando, ndërsa komandanti i parë i tij u emërua kolonel Arben Zani.foto galeri

I pranishëm në ceremoni ishte ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj.

foto galeri

Peleshi vlerësoi kontributin shumëvjeçar të dy batalioneve tashmë të bashkuar, si dhe i siguroi efektivët e tyre se do të kenë vëmendjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të rritur më tej kapacitetet operacionale.foto galeri “Ky regjiment, pavarësisht se bëhet njësia me moshën më të re në Forcat e Armatosura, në të vërtetë ka dy formacionet tona ushtarake më të mirënjohura, më të vlerësuara dhe me një bilanc angazhimesh, kontributesh suksesesh që na bëjnë të gjithëve krenarë.

foto galeri Ju jeni krenaria dhe dinjiteti i Forcave të Armatosura në detyrimet dhe angazhimet tona jashtë vendit, duke filluar nga misionet në Irak, Afganistan dhe deri në Kosovë.

Si ministër i Mbrojtjes, e ndjej për detyrë t’ju inkurajoj dhe t’ju mbështes për ta konsoliduar më tej imazhin tuaj të mirë, kapacitetet operacionale dhe rolin tuaj, nën emrin e ri të regjimentit.

Si një strukturë e re, Regjimenti i Operacioneve Speciale do të jetë në prioritetet tona për plotësimin me personel, por edhe për modernizimin e teknikës dhe armatimit luftarak, për të mundësuar arritjen e standardeve dhe objektivave të caktuara.

Unë ju siguroj se veçanërisht regjimentit tuaj, por edhe Forca Tokësore e Forcat e Armatosura do të ketë një vëmendje të shtuar për mbështetje, përmirësime cilësore dhe motivime të tjera domethënëse.”- u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...