14.5 C
Tirana

Kreu i OBSH-së: Nuk ka garanci se do të ketë vaksinë kundër Covid-19

Më datë:

Nuk ka garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë një vaksinë efektive kundër Covid-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi” – Kështu ka deklaruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Duke folur para Komitetit për Shëndetësi të Parlamentit Evropian, Tedros tha se edhe nëse vaksina zbulohet, ajo me gjasë nuk do të jetë në dispozicion edhe për së paku një vit.

“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë”, u tha Tedros deputetëve të Bashkimit Evropian përmes një video-lidhjeje.

“Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para”, tha ai.

Vaksinat ndihmojnë sistemin imunitar të trupit për të identifikuar dhe luftuar patogjene si viruset.

Ato konsiderohen si një nga mënyrat më efektive për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tilla si Covid-19, pasi ato i ndihmojnë komunitetet që të krijojnë imunitet.

Më shumë se 100 prova të vaksinave të mundshme janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjithë botën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...