Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita.
Vendimi u mor dje nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK-së datë 4 shtator 2024.
Vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. Ish-prokurori Xhevahir Lita është shpallur fajtor nga GJKKO për veprën penale të korrupsionit në dy episode dhe zbulim të akteve sekrete, sa i përket dosjes “Metamorfoza”.


