Kotoleta Patëllxhanë Dhe Kungulleshka

Më datë:

Kjo është një recetë e thjeshtë dhe argëtuese që përgatitet nga dy produkte shumë ushqyese siç janë patëllxhani dhe kungulleshka.

Mjafton t’i ngjyeni fetat e tyre në miell dhe vezë, e t’i skuqni për pak minuta.

Ju mund t’i konsumoni gjatë vateve tuaja por edhe si një meze e lehtë. Shija e tyre krokante do t’ju bëjë menjëherë për vete.

Zbuloni më poshtë recetën që AgroWeb.org sjell sot për ju, dhe përpiquni t’i përgatisni edhe vetë.

Përbërësit

2 patëllxhanë të mesëm, të qëruar

2 kunguj të njomë të mesëm, të qëruar

4-5 vezë

1,5 gota miell

Kripë për shije

Vaj

Përgatitja

Në një tas të mesëm, rrihni vezët dhe shtoni kripë ose erëza sipas dëshirës. Ndërsa në një tas tjetër shtoni miellin.

Merrni një tigan të thellë dhe shtoni një sasi të madhe vaji për skuqje dhe lëreni të nxehet në zjarr të lartë.

Vazhdoni duke prerë perimet në feta dhe kalojini një e nga një në miell e më pas në tasin me vezë. Skuqini në tigan për dy minuta nga secila anë.

Transferojini në një enë të shtruar me letër kuzhine që të largoni vajin e tepërt.

Konsumojini të ngrohta.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD denoncon dhënien e 88,5 hektarëve në Vlorë, Bushati: Çështja do të referohet në SPAK

 Partia Demokratike do të referojë në SPAK procedurën për...

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

Ndryshojnë rregullat për organizimin dhe funksionimin e Policisë së...

Shqipëria në krye të renditjes botërore për sigurinë kibernetike/ Reagon Rama

 Shqipëria renditet e para në botë në National Cyber...

DAMASK – Dënohet me vdekje Bashar al-Assad

Gjykata penale e Damaskut e ka dënuar me vdekje...