12.5 C
Tirana

Kosovë : Policia nesër i kthehet orarit tetë orësh

Më datë:

Policia e Kosovës që nga nesër i kthehet orarit tetë orësh të punës.

Dy muaj të plotë, prej kohës kur u shfaq pandemia COVID-19, ata shërbyen nga 12 orë për të qenë më afër qytetarëve.

Shumë departamente e njësi, gjatë kësaj kohë kanë punuar me reduktime në staf.

Nga nesër gjithçka do të kthehet në normalitet dhe zyrtarët policor të cilëve u është ndërruar vendi i punës gjatë kësaj situate, do të kthehen në vendet e mëparshme.

Prej që është themeluar Policia e Kosovës, në shtator të 1999, asnjëherë 12 orëshi i punës nuk ka qenë në fuqi më gjatë se këtë herë.

Policia për punën që ka bërë në menaxhimin e situatës, është shpërblyer nga qeveria me nga 300 euro për muajin prill dhe maj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shabani: Mazhoranca i dha përparësi funksionimit të shtetit

Endri Shabani reagoi sot pas zgjedhjes si Avokat i...

Kuvendi seancë maratonë, miratohet buxheti 2026 dhe paketa fiskale

 Kuvendi u mblodh dje në një seancë plenare maratonë. Pas...

Kuvendi miraton me 75 vota pro “Paqen fiskale”

Kuvendi miratoi sot me 75 vota pro projektligjin “Për...

35-vjetori i themelimit të PD-së, Berisha: Jemi partia e interesave kombëtare

https://www.youtube.com/live/6dR4xjF5J7I?si=L5HekefYOWbI__BC&t=886 Sot më datë 11 dhjetor 2025 po mbahet ceremonia...