Kosovë, masa të përkohshme për parandalimin e rritjes së çmimeve

Më datë:

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Përmes këtij projektligji u tha se do të synohen të parandalohet rritja e çmimeve të produkteve bazë themelore në raste të krizave globale.

Krahas kësaj, qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e qeverisë të premten, e konsideroi të domosdoshme hyrjen në fuqi të këtij ligji për të evituar keqpërdorimet në emër të krizave të vazhdueshme dhe rritjen artificiale të çmimit, në raste të krizave globale.

“Ja ku jemi me kriza të reja në sfond global. Këto kriza e prekin xhepin e qytetarëve tanë. Prandaj po e risjellim këtë projektligj që vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti dhe përvoje që qytetarët tanë e kanë përjetuar. Rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave efektivë për mbrojtje dhe ruajtje. Me këtë ligj ne nuk po hyjmë në tregun e lirë, por përkundrazi po e mbrojmë lirinë e tregut nga abuzimi. Ky projektligj vendos një balancë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme. Ai krijon instrumente të qarta për ndërhyrje të përkohshme të bazuar në fakte, duke shmangur deformimet afatgjata të tregut”, u shpreh Kurti.

“Ky ligj garanton furnizimin dhe çmime të përballueshme për produktet bazë në kohë krize. Parandalon spekulimet dhe fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve. Më tej siguron reagim të shpejtë institucional kur tregu destabilizohet. Për herë të parë krijojmë mekanizmin e pavarur, bordin që vendos mbi bazën e të dhënave dhe interesit publik dhe kurrsesi mbi interesa të ngushta. Shtetet e BE-së kanë mekanizma të tillë”, tha ai.

Kurti shtoi se që prej ardhjes në pushtet në vitin 2020 e më pas në vitin 2021 janë përballur me kriza globale që kanë afektuar edhe qytetarët e Kosovës.

Krahas kësaj, Kurti tha se në mbledhjen e sotme do të miratohet edhe Projektligji për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Irani bllokoi Ngushticën e Hormuzit, DW: Ekonomia botërore e marrë peng

Prej bllokimit nga Irani të trafikut detar në Ngushticën...

I dënuar me 4 vjet burgim për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në...

Katastrofë hekurudhore në Rusi, 7 vagonë dalin nga shinat, plagosje masive

Të paktën 22 persona mbetën të plagosur pasi një...

Siguria e të dhënave tek AKSHI, PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor

Zbardhet kërkesa e PD për Ngritjen e Komisionit Hetimor...