Kosovë : Kryeministri Hoti paralajmëron shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga Covid-19

Më datë:

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se në Qeverinë Kurti ku ka qenë zëvendëskryeministër kanë kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të mos merreshin masa tjera që të shkelej Kushtetuta.

Ai ka thënë se tash nuk heziton që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së numrit të rasteve të të infektuarve.

“Jam në konsulta dhe nuk do të hezitoj që të vij para juve dhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme nëse këtë e kërkojnë Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë”.

“Po e menaxhojmë situatën, trendi është në rritje sikur që është në regjion.

Më 5 korrik kemi marrë vendime në përputhje me programin tonë qeverisës.

Jemi në proces të riorganizimit të klinikave për të krijuar shtretër shtesë. Kam kërkuar edhe nga spitalet private që të vënë në dispozicion shtretër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO rrëzon akuzat për ish-kreun e KPP, mbyllet çështja për tenderin 2.2 mln euro

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK...

Parlamenti Europian, Balla flet për projektet e Vlorës: Aeroporti dhe investimi në Zvërnec

Gjatë një fjalimi në Parlamentin Europian, Kryetari i Grupit...

Pirdeni jep lajmin për negociatat: Shqipëria avancon me tre kapituj të rinj me BE-në

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea...

Dhuna ndaj 17-vjeçares, nëna: E strehova tek të afërmit nga frika, kishte shenja në trup

Familjarët e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare...