Kosovë : Edhe mësimi plotësues për Testin e Maturës mbahet online

Më datë:

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekologjisë, Ramë Likaj ka marrë vendim që mësimi plotësues i ambientimit dhe përgatitjes së nxënësve për Testin e Maturës për klasët e 12-ta të mbahet në formën online (mësim në distancë).

Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë pas konsultimeve gjatë ditës së sotme me Ministrinë e Shëndetësisë, ekspertët e IKShP-së, kryetarët e komunave dhe Kolegjiumin e Drejtorëve Komunal të Arsimit

Në komunikatën për media të MASH-it thuhet se mësimi plotësues për klasat e 12-ta, sipas këtij vendimi, do të fillojë të Hënën, me datë 15.06.2020, në formën online (mësim në distancë).

“Me Kalendarin e përshtatur të përfundimit të vitit shkollor 2019/2020 në rrethana të pandemisë COVID-19 ishte paraparë që të mbahet mësim përgatitor në shkolla, por vendimi për formën online të mësimit është marrë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) janë obliguar që ta zbatojnë këtë vendim deri në një vendim tjetër”,

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...