Kosovë: Dështojnë të ratifikohen pesë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Më datë:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën plenare gjatë të enjtes. Por pesë marrëveshjet ndërkombëtare që pritej t’i sjellin vendit miliona euro dështuan të ratifikohen nga të zgjedhurit e popullit. Dy partitë opozitare, LVV-ja dhe PDK-ja nuk votuan fare, duke pamundësuar shmangien proceduriale për këto projektligje.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se votën e dy të tretave të deputetëve nuk mund të procedohet tutje për pikat tjera të rendit të ditës.

“Për të vazhduar me pikat e tjera duhet vazhduar me të njëjtën procedurë votimit për shmangien nga rregullorja. Duhet të bërë me 23 e të pranishmëve të deputetëve”, tha ajo.

Marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të miratoheshin janë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./E.Zeqiri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Banorët e Zvërnecit nuk kërkuan ndalimin e investimit

https://www.youtube.com/live/Y429Ou9IhNQ?si=_sQKIScUKs-5VUEZ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se gjatë vizitës së...

Kandidate për kreun e shtetit nga LDK/ Ish-presidentja Osmani thirrje qytetarëve: Votoni që Kosova të dalë nga kriza!

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...

Zgjedhjet në Kosovë/ Albin Kurti hedh votën e tij: Sot vendosin ata që votojnë!

Kosova voton sot! Pas ushtrimit të së drejtës së...

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...