11.5 C
Tirana

Kosovë – Ajri i ndotur në Prishtinë, kërkohet përdorimi i maskave mbrojtëse

Më datë:

Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vlerëson se ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut, e sidomos për grupet e ndjeshme dhe me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes. Prandaj, IKSHPK jep rekomandime për qytetarët për reduktimin e rrezikut, kur ajri ka vlera të larta të ndotjes.

“Të reduktohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat; Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për ajrosjen e dhomave, kjo për sa kohë do të zgjasin vlerat e larta; Personat që e kanë  të pashmangshëm daljen të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall”, këto ishin ndër rekomandimet e IKSHPK-së.

Sipas IKSHPK-së efektet shëndetësore afatshkurtra të ndotjes së ajrit në shëndet paraqesin sëmundjet, shtrimet në spital, komplikimet shëndetësore dhe vdekjet.

Efektet shëndetësore afatgjata: sëmundshmëria, kanceri i mushkërive, sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare. Shkaqet kryesore të vdekjeve dhe sëmundjeve që lidhen me ndotjen e ajrit janë: sëmundjet ishemike të zemrës, goditja në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, bronhiti, emfizema, irritimi i syve dhe sistemit të frymëmarrjes, veçanërisht sulmet e astmës dhe kanceri i mushkërive”, thuhet në reagimin e IKSHPK-së për ndotjen e ajrit”, thuhet në vlerësimin e IKSHPK-së.

Sipas Institutit, t dhënat e OBSh-së tregojnë se ndotja e ajrit shkakton pothuajse 500.000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë. Përafërsisht 290.000 nga këto vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të larta, ndërsa 190.000 vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2Fpfbid02WGjTtqeodKuqcw5DBEhrwP5LJvdKvN1yosJT3r8x4FvAyCyHuP2VnPFJni7KvTiKl&show_text=true&width=500

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...