Kosovë : 24 raste të reja shkon në 919 numri i të infektuarve me COVID-19

Më datë:

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) edhe 24 persona të tjerë, duke e çuar në 919 numrin e përgjithshëm të tyre.

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në 24 orët e fundit 14 persona kanë rezultuar të shëruar nga virusi, numri i përgjithshëm i të cilëve deri më tani është 671 në nivel vendi.

Rastet e reja pozitive me koronavirus janë raste kontakti nga komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat me numrin më të madh janë regjistruar në Komunën e Gjilani.

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 257 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më sot janë testuar gjithsej 10.387 mostra.

Sot gjatë ditës nga Klinika Infektive është raportuar një rast i ri i cili ka përfunduar me vdekje nga koronavirusi, me çka deri më tani në Kosovë numri i të vdekurve me COVID-19 është 29.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...