18.5 C
Tirana

Kosova pa qeveri: Kurti tregon opsionet e opozitës për zgjedhje ose qeveri të përkohshme

Më datë:

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas një takimi politik të mbajtur në Gjakovë, ka folur për situatën aktuale politike në vend, duke komentuar zhvillimet e fundit për procesin e formimit të Qeverisë së re.

Kurti duke pranuar se nuk arriti që të marrë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeministër, tha se pa vonesa do të mirren menjëherë pas balotazhit, me mantadarin e dytë, që sipas tij, “opozita e ka në duar që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill.”

“Në situatën në të cilën ndodhemi ne kemi dëshmuar që pa vonesa ecim përpara, prej komisioneve për verifikimin e mandateve pastaj me propozimin për Albulena Haxhiut, pastaj me ndryshimin e propozimit për shkak se këtë na e inponoi Gjykata Kushtetuese jo me të drejtë besojmë ne, dhe derisa e zgjodhëm kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën dhe u konstitua kryesia e Kuvendit ashtu edhe ne siç e kemi sugjeruar me Nedat Rashiqin si njërin prej nënkryetarve, pra aty e kemi edhe Albulenën, Kujtim Shalën e kemi Vlora Çitakun, Emilja Rexhepi, por e kemi edhe një serb që e pranon Republikën e Kosovës, dhe kontribon si për shtetin ashtu edhe për komunitetin serb.

Dhe tash së fundmi, me qenë se unë nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë edhe propozimin tjetër, pa vonesë me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit dhe çfarë duhet theksuar është që opozita e ka në duar që ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill.

Sponsored Links

Cila do prej neve është e pranueshme, le të bashkëpunojmë e lë të ecim përpara. Ne i duam zgjedhjet, por edhe më shumë se zgjedhjet dëshirojmë ta formojmë qeverinë sipas rezultateve të 9 shkrutit kur dolëm fitues. Duke mos harruar që ne kemi 48 deputet që është më shumë sesa LDK e PDK marrë së bashku, këto kanë 24, përkatësisht 23.”, tha Kurti për tvsyri.

Kurti tha se për Republikën e Kosovës më e favorshmja është që të votohet Glauk Konjufca, për të pasur një qeveri që do të mund të miratojë buxhetin dhe planin e rritjes.

“Për Republikën e Kosovës më e favorshmja është të votohet Glauk Konjufca dhe ta kemi një qeveri e cila e voton buxhetin e Republikën e Kosovës, Planin e Rritjes për BE, pastaj buxhetin për Radio Televizionin e Kosovës, buxhetin për ato tri komunat që kanë ngelur fatkeqësisht me buxhetin me vitin 2024, siç është Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, mund të ketë edhe disa marrëveshje të tjera ndërkombëtare dhe të bëhemi gati që në prill të shkojmë në zgjedhje, për shkak se duket kur me kaq shumë vështirësi mbërrihet tek numri 61, për rizgjedhje apo zgjedhje të presidentes e kemi të vështirë t’i bëjmë 80 deputet në sallë. Andaj, më mirë është të kemi një qeveri afatshkurtër deri në muajin prill,” tha Kurti.

Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk mund të vendoset vetëm nga VV-ja, pasi vendimi është në dorën e opozitës.

“Por, natyrisht këtë ne nuk mund ta vendosim vetë, këtë e ka në dorë opozita, është një ofertë e jona gjeneroze. Së pari, u zëvendësua Albulena me Dimal Bashën, unë me Glauk Konjufcën, vetëm ne kemi lëvizur, ndërkohë që kemi fiksim, bllokim, dhe një lloj refuzimi për bindjen time as i logjikshëm e as racional nga ana e subjekteve opozitare,” përfundoi Kurti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Korçë, zbulohet një pikë e lojërave të fatit, në pranga 25-vjeçari pronar i lokalit

Policia e Korçës ka zbuluar një lokal në qytet...

Sekuestrohen në Sarandë pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro

 Prokuroria e Sarandës, sekuestroi pasuri me vlerë rreth 12...

PL: Rritja e çmimit të biletës në linjat Kamëz-Tiranë, pasojë e keqqeverisjes

https://www.youtube.com/live/0ooq6h8FjAA?si=Gvn9fJ3z-Q6-b6vw&t=67 Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun pranë Partisë së Lirisë,...

Britani: Ekstradohet 33-vjeçari i dënuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar...