Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s, arsyet

Më datë:

Ministria e Mbrojtjes ka sqaruar për Kosovapress se Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s që mbahet në Turqi, pasi nuk është shtet anëtar i NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneriteti për Paqe.

Në përgjigjen zyrtare thuhet se Kosova nuk ka qenë asnjëherë e ftuar në samite si shtet pjesëmarrës, me përjashtim të disa aktiviteteve të veçanta të organizuara në margjina të samitit, përfshirë edhe një ngjarje të fushatës “Gratë, Paqja dhe Siguria” të organizuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së gjatë samitit të vitit të kaluar.

“Lidhur me interesimin tuaj për raportimet se Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s, ju njoftojmë se Republika e Kosovës nuk është shtet anëtar i NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP). Për këtë arsye, ajo nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës. Edhe në të kaluarën, Kosova nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si shtet pjesëmarrës. Përjashtim kanë qenë ftesat për aktivitete të veçanta të organizuara në margjinat e Samitit, siç ishte aktiviteti “Ëomen, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), i organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Samitit të NATO-s vitin e kaluar”.

Sipas sqarimit, “samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare dhe partnerëve të ftuar në raste të caktuara”.

Ministria thekson se “Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, duke vijuar me reforma dhe bashkëpunim të ngushtë me aleancën dhe shtetet anëtare”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lamallari merr vendimin: Igballe Berisha shpallet person i padëshiruar në territorin shqiptar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr...

Masa sigurimi për gjashtë punonjës shteti, dyshohet se abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike.

 Me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit, u ekzekutuan sot...

Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri sot thirrje për nisjen...

Begaj: Kërkimi shkencor, kohë vendimtare për Shqipërinë në rrugëtimin e saj evropian

 Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mori pjesë sot në...