8.5 C
Tirana

Kosova nis zbatimin e një pike nga marrëveshja e Uashingtonit, ja për çfarë bëhet fjalë

Më datë:

Kosova është vënë në lëvizje për të zbatuar një pikë të marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 4 shtator.

Ajo ka të bëjë me rrjetin 5G dhe përdorimin e pajisjeve të teknologjisë nga shitës të sigurt.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike.

“Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit. Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, ka thënë në takim kryeministri Hoti, sipas komunikatës.

Në marrëveshjen për normalizim ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Kosova dhe Serbia, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, vendet janë zotuar se do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetin e komunikimit.

Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar me shumë vende në botë, për të kundërshtuar bashkëpunimin e tyre me kompaninë kineze Huawei dhe rrjetin e saj 5G.

Uashingtoni e ka vendosur këtë kompani në “listën e zezë” pasi vlerëson se ajo paraqet rrezik për sigurinë kombëtare dhe e përdorë teknologjinë e saj për të spiunuar në emër të Qeverisë kineze./rel

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau ish-policin Santiago Malko, 30 vite burg për kreun e klanit ‘Duka’. Lirohet nga akuzat i vëllai

Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për vrasjen...

Berisha: Sekretet e NATO-s dhe Shqipërisë tek organizatat kriminale

https://www.youtube.com/live/i78twmcqcvk?si=iOC1owTzjFhOAZzO Kreu i PD Sali Berisha ngriti sërish akuza për...

“Gjaku i të pafajshmëve thërret”, Veliaj përkujton ’21 Janarin’: Plaga e dhimbjes mbetet e hapur!

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përkujtoi sot 21...

Një stuhi gjeomagnetike arrin nivelin G4

Stuhia gjeomagnetike, që filloi më 19 janar, po vazhdon...