Koreja e Veriut: Amerika ka qasje kërcënuese ndaj Penjanit

Më datë:

Pasi ndërpreu komunikimin me Korenë e Jugut, Veriu komunist tani po jep shenja se edhe marrëdhënia e vendosur më SHBA, është në fije të perit.

Ministri i Jashtëm verikorean, Ro Son Gwon, deklaroi se politikat amerikane ndaj Phenjanit vërtetojnë se Uashingtoni vazhdon të jetë kërcënim për Korenë Veriore, ndaj do të zhvillojë më shumë armë ushtarake për të luftuar këtë rrezik.

Ky zyrtar ka thënë përmes një deklarate, të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, se lidhja personale që presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar me liderin verikorean, Kim Jong-Un, duket se është fokusuar vetëm në fitoren e pikëve politike dhe se nuk ka shumë mundësi të rezultojë me ndonjë pikë kyçe diplomatike. Kjo deklaratë erdhi në përvjetorin e dytë të takimit të parë në mes të Kimit dhe Trumpit, në të cilin presidenti amerikan i kërkoi Koresë Veriore të hiqte dorë nga armët bërthamore, në këmbim të zbutjes së sanksioneve.

Trump ka folur me tone të ngrohta për shoqërinë me Kimin dhe të dy liderët patën dalë me deklarata publike për të treguar suksesin e arritur në bisedimet rreth çarmatimit të Gadishullit Korean. Megjithatë deri më tani është arritur pak përparim. Uashingtoni i kërkon Phenjanit që të heqë dorë nga armët bërthamore para se të hiqen sanksionet, ndërsa Koreja e Veriut pretendon të kundërtën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Takimi i G7 për konflikte globale, Kallas: Rusia ndihmon Iranin ndaj SHBA-së

Në një periudhë lufte dhe krize ekonomike, ministrat e...

Ngushtica e Hormuzit e mbyllur nga Garda Revolucionare, tensionet ndërkombëtare rriten

Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se Ngushtica e Hormuzit...

Makarona të Pjekura me Pulë, Presh dhe Brokoli

Makaronat e përgatitura në këtë mënyrë janë një nga...

Importuesit shkresa qeverisë: Pezullojmë importin dhe shitjen me shumicë të naftës, çmimet nën kosto

Furnizimi me naftë në vend rrezikohet. Pas vendimit të djeshëm...